Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkia

Bashkë me zv. Kryeministren, Belinda Balluku, drejtuesin e AKUK, Klevis Jahaj, dhe deputeten Shpresa Marnoj inspektuam dje ujësjellësin e ri të qytetit të Laçit.

Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të punimeve siç janë vendosja e matësva të ri dhe aplikimi i sistemit Scada.

Një ndër investimet më të rëndësishme që qeveria shqiptare ka kryer në Kurbin, një investim pas 60 vitesh në një sistem të amortizuar dhe thuajse të dalë jashtë funksioni, zgjidh një herë e mirë një ndër problemet më jetike për 32 mijë banorë të cilët do të shërbehen me furnizim të pandërprerë me ujë

Në vigjilje të festave të fundvitit shpërndamë disa dhurata simbolike për fëmijë

Në vigjilje të festave të fundvitit shpërndamë disa dhurata simbolike për fëmijë që këto ditë i kanë edhe më të vështira t’i gëzojnë për shkak të mungesës së njërit prej prindërve të tyre.

Më shumë se kushdo tjetër, këta fëmijë kanë nevojë për mbështetje, përkujdesje e dashuri ndaj jemi e do të jemi gjithmonë krah tyre.

Gëzuar festat✨

Mbledhja e Komisionit te Finances dhe Buxheti per shqyrtimine projekt buxhetit te vitit 2024

Në sallën e re të Këshillit Bashkiak, sot u mblodhën komisionet, përkatësisht Komisioni i Financës dhe Buxhetit, i cili në praninë e Kryetares së Bashkisë, zj. Majlinda Cara, dhe të drejtorëshës së Financave zj. Rake Kola, mori në shqyrtim projekt-buxhetin e vitit 2024 si dhe Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 dhe normat e harxhimt të karburantit për automjetet e bashkise. Pas diskutimeve dhe shpjegimeve të nevojshme, komisioni e përcolli projekt-vendimin për në mbledhjen e datës 19 dhejtor.

Gjithashtu edhe komisioni I Arsimit mori në shqyrtim projekt-vendimin për bursat për arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe profesional, edhe në praninë e Drejtoreshës së Arsimit Zj. Bardha Pojani, duke kaluar për miratim në këshill bursat për të gjithë nxënësit që kanë aplikuar në Bashkinë Kurbin.

Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes sipas ndryshimeve ligjore (VKM nr. 327/2021)

Në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes sipas ndryshimeve ligjore (VKM nr. 327/2021) mblodha sot Komitetin Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR).

Ndër të tjera, gjatë këtij takimi miratuam protokollet përkatëse për manaxhimin e rasteve të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore si dhe kërkova angazhim maksimal nga çdo aktor vendor për adresimin e këtyre rasteve.

Mirënjohje për UNDP Albania që në kuadër të programit “Fuqizojmë Komunitetin” me financim nga USAID, mbështet mirëfunksionimin e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit.

16 DITËT E AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE

Në ambjentet e bashkisë Kurbin, bashkë me zv. ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Denada Seferi, zv. Shefen në detyrë e Misionit të SHBA dhe Këshilltare e Lartë për Zhvillim (USAID), znj. Mischere Kawas, Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP Albania, znj. Monica Merino, zhvilluam një takim sensibilizues për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Më pas një vizitë në qendrën sociale “Fuqizojmë Komunitetin”, hapur pak kohë më parë dhe e para e këtij lloji në Kurbin.