Drejtor: Amarildo BUÇPAPAJ
Misioni i Drejtorisë
Të planifikojë, krijojë, organizojë dhe menaxhojë sistemet e rregjistrimit të subjekteve dhe objekteve të taksueshme, llogaritjes së detyrimit dhe shpërndarjes së akt-detyrimeve, taksapaguesve publik dhe privat brenda juridiksionit të Bashkisë Kurbin.
Objektivat kryesore të Drejtorisë janë:
- Administrimi i mbledhjes të ardhurave duke synuar politika dhe strategji sensibilizuese e mbështetëse të biznesit, të uljes së informalitetit, të rritjes së konkurrencës së ndershme dhe të ndërtimit të marrëdhënieve me taksapaguesit;
- Të menaxhojë sistemet e regjistrimit të subjekteve të taksueshme, llogaritjes së detyrimit fiskal të taksapaguesve publikë dhe privatë brenda juridiksionit të Bashkisë Kurbin;
- Të hartojë dhe ndjekë politikat programore dhe strategjitë implementuese mbi licencimin e rrjetit te biznesit në qytetit e Laçit, sipas veprimtarisë, me qëllimin e një administrimi sa më efektiv të këtij sektori në interes të rritjes së efektivitetit të punës së administratës së Bashkisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë janë:
- Të planifikojë, krijojë, organizojë dhe menaxhojë sistemet e regjistrimit të subjekteve të taksueshme, llogaritjen e detyrimit fiskal të taksëpaguesve publikë dhe privatë, Brenda juridiksionit të Bashkisë;
- Të hartojë dhe të ndjekë politikat programore dhe strategjitë implementuese mbi licencimin e rrjetit të biznesit në Bashkinë Kurbin dhe njësitë e tjera administrative sipas veprimtarisë;
- Të ndjekë dhe të evidentojë në mënyrë të vazhdueshme subjektet e rregjistruara pranë organeve tatimore;
- Të studiojë mundësinë e një kontrolli sa më efikas të rrjetit të tregtisë në bashkëpunim me struktura të tjera të bashkisë, përgjegjëse për planifikimin e kontrollit urban dhe infrastrukturës publike;
- Të përgjigjet për evidentimin dhe krijimin e një database për licencimin e të gjitha subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e bashkisë;
- Të kryejë analiza e raporte mujore, 6 mujore dhe vjetore mbi ecurinë e çdo sektori të vartësisë dhe e paraqet pranë eprorit direkt (zv.kryetarit), tek Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak;
- Është përgjegjës për zbatimin korrekt dhe brenda afateve të gjithë vendimeve të Këshillit Bashkiak apo urdhëresave dhe vendimeve të tjera në fuqi;
- Ndjek detyrat funksionale dhe informon në mënyrë periodike eprorin direkt për problemet e ndryshme në lidhje me zbatimin e legjislacionit në fuqi;
- Përcakton dhe miraton dokumentacionin teknik e ekonomik të domosdoshëm për kryerjen e shërbimeve të ndryshme ndaj subjekteve që licencohen nga bashkia;
- Ndjek dhe zgjidh problematikën që lind nga korrespondenca me organet eprore, vartëse, të individëve apo shoqatave që kryejnë shërbime në juridiksionin e bashkisë;
- Përgatit materiale mbi realizimin e të ardhurave dhe tarifave vendore për t’u paraqitur në Këshillin Bashkiak dhe ndjek zbatimin e vendimeve të marra;
- Përpilon programe statistikore dhe i përpunon deri në nivelin e studimeve në funksion të përmirësimit dhe mbarëvajtjes së punës në drejtorinë;
- Ndërgjegjëson publikun me shërbimet e ofruara nga drejtoria ndërmjet përgatitjes së materialeve promocionale;
- Studion dhe implementon metoda të reja që lehtësojnë komunikimin me subjektet e interesuar për shërbimet që ofrohen nga drejtoria.
SEKTORI I MENAXHIMIT TË ARDHURAVE DHE VEPRIMEVE ME FINANCËN
Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
- Evidenton subjektet që ushtrojnë aktivitet pa u regjistruar pranë sporteleve të QKB-së (të kundraligjshëm), llogarit detyrimin tatimor dhe i njofton në zbatim të ligjit “Për procedurat tatimore”;
- Për mosregjistrim brenda afatit ligjor përgatit aktin e mbylljes së njësisë, duke vendosur edhe gjobën përkatëse sipas ligjit;
- Në rakordim me Policinë Bashkiake ekzekuton vendimet e mbylljes së bizneseve të paregjistruar, si dhe bizneseve debitore deri në likuidimin e plotë të detyrimeve dhe penaliteteve;
- Organizon punën për monitorimin e xhiros në subjektet e biznesit dhe i propozon për rivlerësimintatimor drejtorit, bazuar në procesverbalet e hartuara nga grupi i monitorimit;
- Merr pjesë aktive në hartimin e paketës fiskale dhe përcakton kapacitetin fiskal dhe nivelin e tëardhurave të mundshme për t’u realizuar nga taksat dhe tarifat vendore;
- Organizon punën për arkëtimin e detyrimeve nga abonentët familjarë për taksat dhe tarifat vendore;
- Merr pjesë aktive në kryerjen e studimeve dhe implementimin e metodave të reja që lehtësojnë komunikimin me subjektet e interesuara dhe për shërbimet e ofruara nga drejtoria e të ardhurave;
- Është pjesë aktive e studimit dhe implementimit të metodave të reja që lehtësojnë komunikimin me subjektet e interesuara për shërbimet që ofrohen nga drejtoria;
- Të krijojë regjistrin me të dhënat përkatëse të grumbulluara gjatë vitit për të gjithë subjektet dhe institucionet, të cilët ushtrojnë aktivitet privat dhe publik në territorin brenda juridiksionit të bashkisë;
- Të plotësojë regjistrin me masën e detyrimeve të paguara për taksat dhe tarifat vendore gjatë vitit nga subjektet private dhe institucionet shtetërore;
- Plotëson formularin e fletënjoftimit për pagesën e taksave dhe tarifave vendore nga subjektët dheinstitucionet;
- Plotëson vërtetimin tip për pagesën e taksave dhe tarifave vendore për subjektet dhe e dërgon përfirmë tek drejtori;
- Ushtron kontroll periodik në terren, në grup pune të caktuar nga drejtori i të ardhurave, për verifikimin e të dhënave të grumbulluara nga inspektorët e terrenit;
- Plotëson evidencën mujore dhe evidencën e përgjithshme mbi realizimin e të ardhurave tëgrumbulluara nga taksat dhe tarifat vendore dhe bën hedhjen e të dhënave në kompjutër;
SEKTORI I INSPEKTORËVE TË TERRENIT
Detyrat dhe përgjegjësitëjanë:
- Janë përgjegjës për hartimin e programeve statistikore në funksion të përmirësimit dhe mbarëvajtjes së punës në sektor;
- Nxisin sensibilizimin e publikut mbi shërbimet e ofruara nga drejtoria nëpërmjet përgatitjes së materialeve promocionale;
- Janë pjesë e studimit dhe implementimit të metodave të reja që lehtësojnë komunikimin me subjektët e interesuara për shërbimet që ofrohen nga drejtoria;
- Kërkojnë nga vartësit zbatimin e disiplinës në punë dhe relizimin e detyrave funksionale të tyre;
- I propozojnë eprorit direkt ndërhyrjen pranë organeve kompetente për zgjidhjen e problemeve që dalin në sektorët që mbulon;
- Bëjnë pritjen e popullit dhe përfundon korrespondencën për problemet e sektorit;
- Kontrollojnë realizimin e detyrave të caktuara për sektorin dhe bashkepunojnë me struktura të tjera për problemet që dalin me subjektet taksapaguese;
- Krijojnë regjistrin me të dhënat përkatëse për të gjithë subjektet dhe institucionët qëushtrojnë aktivitet në territorin brenda juridiksionit të bashkisë;
- Të ndjekë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake arkëtimin e debitorëve, pas plotësimittë fletënjoftimit të tatimit për të gjithë subjektet dhe institucionet, të cilët ushtrojnëaktivitet në territorin e bashkisë;
- Merr pjesë në vlerësimet/rivlerësimet tatimore;
- Të gjitha të dhënat e grumbulluara mbi subjektet duhet të mbahen në regjistrat përmbledhës individual, ku subjektet janë të rregjistruara me të gjitha ekstremitetet e kërkuara, gjithë informacioni i mësipërm mbi subjektet në zonë duhet të mbahet dhe në formë elektronike.
- Ndjek realizimin e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore për zonën që mbulon, dhe mban përgjegjësi për mosrealizimet.
- Ndjek dhe kontrollon në mënyrë ditore të gjitha subjektet në zonën që mbulon.
- Është përgjegjës për përpilimin e akt-detyrimeve në zonë dhe mban përgjegjësi për pasaktësitë në të.
- Evidenton dhe kontrollon masen e detyrimit për taksat dhe tarifat vendore ne zonen e tij dhe i krahason këto me detyrimet e paguara nga subjektet, detyrime të marra nga Sektorët e Taksave dhe Tarifave Vendore.
- Njofton subjektet për masën e detyrimit sipas subjektit të taksës duke i dorëzuar atij një kopje të akt verifikimit, ndërsa kopjen e dytë e mban vetë specialisti.
- Vendos gjoba për subjektet që kryejnë shkelje, të parashikuara në ligjet përkatëse dhe Vendimet e Këshillit Bashkiak.