Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AGJENSIA E KULLIMIT DHE VADITJES

Përgjegjës Sektori: Sami KULLA
Misioni:
Agjensia e Kullimit dhe Vaditjes, është përgjegjëse për administrimin e çdo çështje që lidhet me mbrojtjen,
menaxhimin, vaditjen dhe kullimin e tokave bujqesore dhe jo bujqesore ne territorin e Bashkise Kurbin, me
qëllim arritjen e objektivave dhe përmbushjen e rezultateve të kërkuara nga kjo njësi organizative nëpërmjet
përdorimit efiçent dhe efikas të burimeve financiare dhe njerëzore në dispozicion të tij me qëllim
përmbushjen e objektivave dhe misionit të Bashkisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë janë:
a) Përgjigjet para Kryetarit të Bashkisë për zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve të fushës
përkatëse, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së punës së Agjensisë në përputhje me ligjet, aktet
nënligjore apo aktet rregullatore në fuqi.
b) I propozon Kryetarit të Bashkisë llojin dhe sasinë e burimeve materiale, financiare dhe njerëzore që
nevojiten për realizmin e objektivave dhe përmbushjen e detyrave të kësaj njësie organizative.
c) Pastron dhe mirëmban kanalet kulluese, mbledhëse, tubat dhe strukturat;
d) Shfrytëzon dhe mirëmban stacionet e pompave të kullimit, hidrovoret dhe kontrollon cilësinë e ujit
që kullohet;
e) Mirëmban dhe rregullon sistemet kryesore të kullimit dhe veprat e mbrojtjes nga përmbytja;
f) Merr masa për menaxhimin e përrenjve, kur është e nevojshme, për të parandaluar ose zvogëluar
ndikimet e erozionit.
g) Mbikëqyr që burimet materiale, financiare dhe njerëzore, në dispozicion të kësaj njësie organizative
të përdoren në mënyrë efiçente dhe efikase duke respektuar të gjithë kuadrin normativ dhe
rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
h) Është përgjegjës për drejtimin dhe kontrollin e realizimit të detyrave nga specialistët e Agjensisë që
drejton;
i) Bashkërendon bashkëpunimin midis njësive të tjera përbërëse të drejtorisë dhe me njësitë e tjera
organizative;
j) Jep detaje, në përputhje me fushën përkatëse të kompetencës, për materialet që paraqiten në
Këshillin Bashkiak, si dhe ndjek dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve të marra.