Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AGJENSIA E INFRASTRUKTURËS RRUGORE DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Drejtor:Kastriot BASHA
Misioni Agjensisë:
Të garantojë që sheshet dhe rrugët, brenda territorit të Bashkisë, plotësojnë kërkesat dhe
standardet e përshtatshmërisë për lëvizje e njerëzve dhe mjeteve, si dhe për personat me aftësi të
kufizuara, sipas dispozitave të përcaktuara në rregulloret përkatëse.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjensisë:
a) Drejtori dhe punonjësit e Agjensisë përgjigjen para Kryetarit të Bashkisë për zbatimin e
politikave, strategjive dhe planeve të fushës përkatëse, si dhe për sigurimin e
mbarëvajtjes së punës së Agjensisë në përputhje me ligjet, aktet nënligjore apo aktet
rregullatore në fuqi.
b) Drejtori i propozon Kryetarit të Bashkisë llojin dhe sasinë e burimeve materiale,
financiare dhe njerëzore që nevojiten për realizmin e objektivave dhe përmbushjen e
detyrave të kësaj njësie organizative.
c) Përgjigjet për pastrimin dhe dhe mirëmbajtjen e rrugëve rurale të cilat janë në inventarin
e Bashkisë Kurbin;
d) Kontrollon çdo ditë gjendjen e rrugëve, problemet që ata kanë në lidhje me
kalueshmërinë, pikat ku duhet ndërhyrë dhe raporton tek Kryetari i Bashkisë ose
zv/Kryetari për çdo problem. Për kryerjen e detyrës Drejtori i Agjensisë bashkëpunon me
Kryetarët e fshatrave dhe me banorët e zonës.
e) Merr masa për menaxhimin e përrenjve, kur është e nevojshme, për të parandaluar ose
zvogëluar ndikimet e erozionit.
f) Drejtori mbikëqyr që burimet materiale, financiare dhe njerëzore, në dispozicion të kësaj
njësie organizative të përdoren në mënyrë efiçente dhe efikase duke respektuar të gjithë
kuadrin normativ dhe rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
g) Është përgjegjës për drejtimin dhe kontrollin e realizimit të detyrave nga specialistët e
Agjensisë që drejton;
h) Bashkërendon bashkëpunimin midis njësive të tjera përbërëse të drejtorisë dhe me njësitë
e tjera organizative;
i) Jep detaje, në përputhje me fushën përkatëse të kompetencës, për materialet që paraqiten
në Këshillin Bashkiak, si dhe ndjek dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve të marra.