Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

SEKTORI I SHERBIMIT TE MBROJTJES NGA ZJARRI

Kryezjarrëfikës:Paulin LLESHI
Misioni:
Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, në vijim shërbimi i MZSH-së, është strukturë e
specializuar e gatishmërisë së përhershme.Misioni i këtij shërbimi është inspektimi, parandalimi,
me masat e mbrojtjes nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së
gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe
në ato të shkaktuara nga dora e njeriut.
Shërbimi i MZSH-së është institucion i administratës publike, me status të veçantë.
Shërbimi i MZSH-së ka uniformën, me shenjat dalluese përkatëse, gradat, flamurin dhe stemën e
vet,të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Sektorit:
a) Informon Kryetarin e Bashkisë periodikisht për gatishmërinë e automjeteve zjarrfikëse,
disiplinen e personelit, zjarret e ndodhura, dëmet dhe pasojat e tyre.
b) Informon Kryetarin e Bashkisë për marrjen e masave të inspektimit, parandalimit dhe
ndërhyrjes për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin në territorin e Bashkisë.
c) Informon Kryetarin e Bashkisë lidhur me kërkesat prespektive për fuqizimin e mjeteve
dhe modernizimin e teknikës zjarrfikese në territorin e Bashkisë.
d) Përmbush detyrat në zbatim të funksioneve të deleguara pranë Bashkisë dhe informon
Kryetarin e Bashkisë për aktivitetin e këtyre zërave.
e) Në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjit nr. 152/2015,“Për
Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, aktet nënligjore në zbatim, si dhe në
përputhje me VKM e udhëzimet e Ministrit Punëve të Brendëshme, detyrat e
administratës së Bashkisë që përcaktohen në Rregulloren e Brendshme të Funksionimit të
Administrates së Bashkisë.
Detyrat e Sektorit të shërbimit MZSH-së
a) Marrjen e masave të inspektimit, parandalimit dhe ndërhyrjes për shuarjen e zjarreve dhe
shpëtimin në territorin e bashkisë.
b) Drejtimin e shërbimit të MZSH-së për gatishmërinë e personelit, të automjeteve dhe
pajisjeve zjarrfikëse.
c) Zbatimin e ligjshmërisë, zbatimin e masave inspektuese dhe parandaluese për mbrojtjen
nga zjarri dhe shpëtimin në të gjitha objektet në territorin e bashkise.
d) Bashkëpunimin, koordinimin e veprimeve të strukturave për mbrojtjen nga zjarri dhe
shpëtimin me strukturat e tjera operuese dhe inspektuese që veprojnë në territorin e
bashkisë.
e) Mbajtjen dhe administrimin e dokumentacionit të shërbimit të MZSH-së, si dhe
përpilimin e statistikave për aktivitetin dhe veprimtarinë e shërbimit në nivel vendor, në
përputhje me legjislacionin në fuqi.

f) Kontrollin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe
shpëtimin në objektet me rëndësi ekonomike e strategjike dhe të shërbimit vullnetar.
g) Drejton dhe përgjigjet për rritjen e aftësive profesionale të personelit të MZSH-së, të
shërbimit vullnetar, për zbatimin e programit të përgatitjes së tyre profesionale, dhe
zhvillon mësime treguese për dhënien e njohurive të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin.