Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AGJENSIA E ADMINISTRIMIT TË PYJEVE DHE KULLOTAVE

Përgjegjëse Sektori: Esiona SULA
Misioni Agjensisë:
Organizon dhe ngre strukturën për administrimin, qeverisjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor dhe kullosor
brenda kufijve territorialë administrativë, me personel inxhiniero-teknik me arsim pyjor.
Ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit në një nivel të lartë, ruajtjen dhe përmirësimin e tij, parandalimin dhe
pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, në dobi
të brezave të sotëm dhe të ardhshëm.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjensisë;
a) Agjensia ka përgjegjësi për administrimin, qeverisjen dhe zhvillimin e fondit pyjor e kullosor publik,
në përputhje me politikat dhe strategjitë e miratuara, legjislacionin në fuqi dhe detyrimet që lindin
nga marrëveshjet, konventat, protokollet dhe traktatet ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë
është palë.
b) Mban dhe administron të gjitha dokumentat për hartimin dhe zbatimin e planeve të mbarështimit dhe
të inventarizimit pyjor, të kadastrës pyjore, të financës, të pasurive të luajtshme dhe te paluajtshme,
të dhënave bazë për tërsinë e fondit pyjor e kullosor dhe te tokave pyjore, si dhe të punimeve të
ndryshme statistikore.
c) Mbrojtja e fondit pyjor e kullosor publik nga faktorët e ndryshëm biotikë e abiotikë dhe marrja e
masave për përmirësimin e gjendjes.
d) Përgatitja e projektplanit vjetor buxhetor për të plotësuar nevojat financiare të operacioneve dhe
masave teknike, që parashikon të kryejë në sipërfaqet dhe fondin pyjor/kullosor në pronësi, për vitin
pasardhës buxhetor.
e) Njoftimi i inspektoratit të policisë për shkeljet dhe dëmtimet e konstatuara në fondin pyjor dhe
kullosor në pronësi të saj.
f) Shërbimi këshillimor, për trajtimin, zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave në
përdorim/pronësi të tyre, si pjesë integrale e fondit pyjor e kullosor kombëtar.
g) Mbajtja e një regjistri për të dhënat kadastrale, për fondin pyjor dhe kullosor publik e privat
brendaterritorit të tyre administrativ, dhe përditësimi i tyre në mënyrë periodike.
h) Mbarështimi i fondit pyjor dhe kullosor në territorin e tyre.
i) Hartimi i planeve operacionale për aktivitetet vjetore në pyje dhe kullota, hartohet bazuar në të
dhënat e planit të mbarështimit të pyjeve dhe kullotave.
a) Ndjek punimet e planeve të mbarështimit dhe të inventarizimeve të pyjeve, të kullotave, të florës dhe
te faunës së egër.
b) Kontrollon përgatitjen e projekteve për investimet në pyje dhe kullota.
c) Kontrollon mbikëqyrjen për zhvillimin e florës dhe faunës së egër, llojeve të rrezikuara të rralla ose
në rrezik.
d) Kontrollon dhe merr në dorëzim punimet e kryera ne pyje e kullotat.