Lajme nga Kurbini
Hidhet shorti publik për procesin e rindërtimit
Laç – Përmes shortit publik, të hapur dhe transparent, 68 familje mësuan se ku do të kenë apartamentet e reja (tipologji 1+1, 2+1 dhe 3+1) në lagjen 1/2, tashmë më të forta, më të bukura e më funksionale se ç’kanë patur më parë.
Një proces i gjatë dhe i vështirë që po shkon drejt përfundimit, duke bërë realitet fillimin e një jete të re për këto familje.
T’i gëzoni me shëndet e mbarësi







Kur premtimet perkthen ne vepra
Në Fushë-Mamurras, ku bashkë me Ulsi Manja pamë nga afër punën e mirë që po kryhet për asfaltimin e qendrës dhe rrugëve të brendshme, duke plotësuar kështu një kërkesë të kahershme të banorëve dhe lehtësuar aksesin dhe lëvizjen në zonë.





Laç – Grupe artistike
Laç – Grupe artistike nga Shqipëria
, Kosova
, Ukraina
, Mali i Zi
, Turqia
, Rumania
, Bullgaria
, Maqedonia e Veriut
, Bosnje Hercegovina
, etj. performuan në edicionin e 27 të festivalit “Luajmë dhe Vallëzojmë”![]()
![]()
Përmes këngëve, valleve e lojrave popullore ato shpalosën në Kurbin vlerat folklorike të vendeve që përfaqësojnë duke e kthyer sheshin e qytetit në një arenë të artit dhe kulturës.
















Barcelonë- Me drejtuesen e Shoqata për Autonomi Vendore, Adelina Farrici
Barcelonë
– Me drejtuesen e Shoqata për Autonomi Vendore, Adelina Farrici dhe kolegë kryebashkiakë në Asamblenë e Përgjithshme të ALDA-s![]()
![]()
Çështjet kryesore që po trajtohen në këtë Asamble përfshijnë angazhimin qytetar, migracionin, barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut, zhvillimin ekonomik si dhe dixhitalizimin e shërbimeve.




Në Mamurras, për një premtim të dhënë e fjalë të mbajtur
Drejt përfundimit puna për sistemimin dhe asfaltimin e segmentit “ish komuna-unaza Mamurras-lagjia Demokracia”![]()
Një kërkesë prej vitesh nga ana e banorëve që tashmë po bëhet realitet duke përmirësuar lëvizjen dhe aksesin në një zonë deri dje rurale por që ky investim do e nxjerrë në dritë dhe praktikisht e kthen në një lagje të bukur të qytetit





FotoAlbum i një dite të veçantë, pritjes së një grupi artistik nga komuniteti arbëresh
FotoAlbum i një dite të veçantë, pritjes së një grupi artistik nga komuniteti arbëresh, të cilët bashkë me grupin “Gurra e Kurbinit” performuan këngë e valle të folklorit tonë kombëtar![]()
Kënaqësi e madhe të shohësh se me sa fanatizëm e krenari është ruajtur identiteti kulturor e gjuhësor nga ky komunitet me të cilët jemi vëllezër e motra të një gjaku












Dita Botërore e Librit
Dita Botërore e Librit – Nxënës të shkollave të Kurbinit nëpërmjet interpretimeve të tyre dhanë mesazhe kuptimplota se sa të rëndësishëm e të çmuar janë librat, si miq dhe udhëzues në rrugëtimin e jetës![]()
“Librat dhe leximi janë udhëtimi më i mirë që mund të bësh pa lëvizur nga vendi”






22 PRILL – DITA E TOKËS
Në këtë ditë ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi për rëndësinë e kujdesit ndaj Tokës, stafi i bashkisë Kurbin së bashku me nxënës të gjimnazit “At’ Shtjefën Gjeçovi” u angazhuan në aktivitete të ndryshme në qytet, përfshirë edhe pastrimin e tij![]()




Laç – Bashkë me ministren Albana Koçiu, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë
Laç – Bashkë me ministren Albana Koçiu, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë, z. David Wisner, drejtuesen e USAID Albania, znj. Mischere Kawas, drejtuesen e UNDP Albania, znj. Monica Merino, përfaqësues të World Vision Albania, partnerë vendorë dhe përfaqësues të OJF-ve, vizituam qendrën “Fuqizojmë Komunitetin”.
Kjo qendër komunitare e hapur së fundmi në qytetin tonë është modeli i parë i shërbimeve të integruara për shtresat në nevojë.
Mirënjohëse për kontributin e çmuar të partnerëve dhe besimplotë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë për realizimin e projekteve të tjera në bashkinë Kurbin.


























