Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: bashkia

Hidhet shorti publik për procesin e rindërtimit

Laç – Përmes shortit publik, të hapur dhe transparent, 68 familje mësuan se ku do të kenë apartamentet e reja (tipologji 1+1, 2+1 dhe 3+1) në lagjen 1/2, tashmë më të forta, më të bukura e më funksionale se ç’kanë patur më parë.

Një proces i gjatë dhe i vështirë që po shkon drejt përfundimit, duke bërë realitet fillimin e një jete të re për këto familje.

T’i gëzoni me shëndet e mbarësi

Njoftim

NJOFTOHEN TË GJITHË PËRFITUESIT, TË CILËT PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROCESIT TË RINDËRTIMIT, PROGRAMI I ZHVILLIMIT TË OBJEKTEVE TË REJA, ME STRUKTURË TË NJËSISË SË BANIMIT (APARTAMENT) 1+1, 2+1 dhe 3+1, TE CILAT NDODHEN NË ZONËN 1/2, NJËSIA ADMINISTRATIVE LAÇ, BASHKIA KURBIN, PËR TE MARRË PJESË NË SHORTEUN QË DO TË ORGANIZOHET ME DATË 31.07.2024, ORA 08:30 DERI NË OREN 13:00, NË AMBIENTET E BASHKISË KURBIN.
SHENIM: NËSE NUK PARAQITENI VETË (OSE NJE ANETAR I FAMILJES SUAJ SIPAS CERTIFIKATËS FAMILJARE NË MOMENTIN E APLIKIMIT) APO PËRFAQËSUESI JUAJ LIGJOR NE DATËN, VENDIN DHE ORËN DHE ORGANIZIMIT TË SHORTEUT, PËRZGJEDHJA E STRUKTURËS SË BANIMIT QË JU PËRFITONI DO TË BËHET NGA KRYETARI I KOMISIONIT TË ORGANIZMIT TË SHORTEUT.
PËRFITUESIT DUHET TË PARAQITEN ME MJET IDENTIFIKIMI DITËN E REALIZIMIT TË SHORTIT.

Bashkia Kurbin

Kur premtimet perkthen ne vepra

Në Fushë-Mamurras, ku bashkë me Ulsi Manja pamë nga afër punën e mirë që po kryhet për asfaltimin e qendrës dhe rrugëve të brendshme, duke plotësuar kështu një kërkesë të kahershme të banorëve dhe lehtësuar aksesin dhe lëvizjen në zonë.

Open Day- Efiçenca e Energjisë

Në Bashkinë Kurbin u realizua Open Day me temë “Efiçenca e Energjisë’, me pjesëmarrje të nxënësve të Gjimnazit „At Shtjefën Gjeçovi“ Laç. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i pjesëmarrësve lidhur me tematikën. Diskutimi me të rinjtë u realizua nga Inxhinierja e Drejtorisë së Planifikimit, Kontrrollit dhe Zhvillimit të Territorit të Bashkisë Kurbin, ku u trajtua termi efiçencë energjie, sugjerime se cilat janë disa nga veprimet që secili mund të aplikojnë në shtëpi apo ambjentin ku ndodhet për kursimin e energjisë, njohja me sistemet e ndryshme të ngrohjes-ftohjes apo ndriçimit kjo e shpjeguar edhe me shembuj për ta kuptuar më qartë grupi pjesëmarrës, si dhe ndikimi i masave të efiçencës së energjisë në mjedis. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore lokale”.Ky projekt zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike Tiranë-ASP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike –PIPS ,Bashkia Kurbin dhe Komuna Suharekë me financimin e programit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë të Instrumentit të Paraaderimit IPA II të Bashkimit Evropian

Laç – Grupe artistike

Laç – Grupe artistike nga Shqipëria🇦🇱, Kosova🇽🇰, Ukraina🇺🇦, Mali i Zi🇲🇪, Turqia🇹🇷, Rumania🇷🇴, Bullgaria🇧🇬, Maqedonia e Veriut🇲🇰, Bosnje Hercegovina🇧🇦, etj. performuan në edicionin e 27 të festivalit “Luajmë dhe Vallëzojmë”💃🕺

Përmes këngëve, valleve e lojrave popullore ato shpalosën në Kurbin vlerat folklorike të vendeve që përfaqësojnë duke e kthyer sheshin e qytetit në një arenë të artit dhe kulturës.

Në Mamurras, për një premtim të dhënë e fjalë të mbajtur

Drejt përfundimit puna për sistemimin dhe asfaltimin e segmentit “ish komuna-unaza Mamurras-lagjia Demokracia”🛣️

Një kërkesë prej vitesh nga ana e banorëve që tashmë po bëhet realitet duke përmirësuar lëvizjen dhe aksesin në një zonë deri dje rurale por që ky investim do e nxjerrë në dritë dhe praktikisht e kthen në një lagje të bukur të qytetit

FotoAlbum i një dite të veçantë, pritjes së një grupi artistik nga komuniteti arbëresh

FotoAlbum i një dite të veçantë, pritjes së një grupi artistik nga komuniteti arbëresh, të cilët bashkë me grupin “Gurra e Kurbinit” performuan këngë e valle të folklorit tonë kombëtar🇦🇱

Kënaqësi e madhe të shohësh se me sa fanatizëm e krenari është ruajtur identiteti kulturor e gjuhësor nga ky komunitet me të cilët jemi vëllezër e motra të një gjaku

Dita Botërore e Librit

Dita Botërore e Librit – Nxënës të shkollave të Kurbinit nëpërmjet interpretimeve të tyre dhanë mesazhe kuptimplota se sa të rëndësishëm e të çmuar janë librat, si miq dhe udhëzues në rrugëtimin e jetës📖

“Librat dhe leximi janë udhëtimi më i mirë që mund të bësh pa lëvizur nga vendi”