Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Eklent Kaçi, fitues i Kampionatit të Bilardos “STEKA E ARTË 2023”

Për 3 ditë rresht, me 17, 18 dhe 19 Nëntor 2023, sheshi “Gjin Pjetri” u kthye në arenën kryesore të bilardos në Shqipëri, duke dhuruar ndeshje të bukura dhe emocionet që ky sport përcjell. Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Kurbin dhe Federata Shqiptare e Bilardos & Snookerit.
Ky aktivitet vjen në qytetin tonë pas sukseseve të djemve kurbinas që janë shpallur kampionë të bilardos dhe mjeshtra të niveleve të larta të këtij sporti edhe në skenat ndërkomëbtare, duke e kthyer qytetin tonë në qendrën e bilardos prej shumë vitesh tashmë.
Për tre ditë pjesëmarrësit në këtë kompeticion dhuruan emocione, stil e fair play, dhe padyshim bashkëqytetarët kurbinas treguan qytetari e mikpritje ndaj sportistëve të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë e jo vetëm.
Kampioni i “STEKA E ARTË 2023” u shpall Eklent Kaçi pas finales shumë të veçantë ndërmjet vëllezërve Kaçi, ku Eklenti arriti të mposhtë Kledion e “vogël” që po rritet përditë.

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *