Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Bashkia Kurbin nis konsultimin publik për Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2027–2029

Bashkia Kurbin fton qytetarët, bizneset dhe të gjitha grupet e interesit të marrin pjesë në konsultimin publik për Programin Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2027–2029.

Ky proces synon të përfshijë komunitetin në përcaktimin e prioriteteve të investimeve, përmirësimin e shërbimeve publike, si dhe në diskutimin e nivelit të taksave dhe tarifave vendore për vitet në vijim.

Data: 19 Qershor 2026
Ora: 16:00
Vendi: Ambientet e Bashkisë Kurbin

Pjesëmarrja dhe kontributi i qytetarëve janë thelbësore për hartimin e politikave dhe projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe social të bashkisë sonë.

Zëri juaj ka rëndësi!

Së bashku mund të ndërtojmë një Kurbin më të zhvilluar, më funksional dhe më pranë nevojave të komunitetit.

Mirë se vini!