Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

♻️ NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE

Plani i Menaxhimit të Mbetjeve për Bashkinë Kurbin

Bashkia Kurbin njofton qytetarët, bizneset, organizatat dhe të gjithë grupet e interesit se do të organizohen dëgjesa publike në kuadër të hartimit të Planit të Menaxhimit të Mbetjeve për Bashkinë Kurbin.

Qëllimi i këtyre takimeve është prezantimi i planit dhe mbledhja e mendimeve, sugjerimeve dhe komenteve nga komuniteti për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve në territorin e bashkisë.

📅 Programi i dëgjesave

01 Korrik 2026

🕓 Ora 16:00 – Ambientet e Bashkisë Kurbin

🕠 Ora 17:30 – Gjimnazi “Arif Sulaj”, Mamurras

02 Korrik 2026

🕓 Ora 16:00 – Bar Vitrina, Milot

🕔 Ora 17:00 – Njësia Administrative Fushë Kuqe

📢 Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë!

Mendimi dhe kontributi juaj janë të rëndësishëm për hartimin e një plani sa më efektiv dhe të qëndrueshëm për menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë Kurbin.

Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj! ♻️